12:15 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Agjenti i Muriqit: Ia kemi dhënë fjalën Gallatës, nuk e shkelim marrëveshjen

Pritet vetëm zyrtarizmi që Vedat Muriqi të vesh fanellën e klubit më të famshëm turk, Galatasaray.

Sulmuesi i Kosovës ka qenë shumë i kërkuar në Turqi dhe jashtë saj, por ai zgjodhi Gallatën para çdo skuadre tjetër.

Agjenti i tij, Haluk Canatar gjatë një konferencë për shtyp ka sqaruar gjithçka rreth të ardhmes së prizrenasit.

Ne kemi arritur marrëveshje me Galatasarayn. Ne ua kemi dhënë fjalën atyre. Edhe Vedati po kërkon të transferohet te Galata. Nuk mund të shkelim fjalën tonë dhe të ndryshojmë marrëveshjen“, ka thënë Canatar.

Vedat Muriqi është kërkuar nga shumë skuadra tjera si Fenerbahce, Toulouse, Levante, Celta Vigo dhe Lazio. /IndeksOnline/