09:31 / E Martë, 08 Qershor 2021 / Blerim

Agjenti italian tallet me Lazion për transferimin e Vedat Muriqit: Ata paguan 18 milionë për një lojtar ‘gomar’

Një deklaratë skandaloze ka ndodhur mbrëmë në televizionin italian RAI 3, ku agjenti Vincenzo Morabito u tall keq me klubin e SS Lazios për transferimin e Vedat Muriqit.

Ai përqeshë drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren se si pagoi plotë 18 milionë euro për yllin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan IndeksOnline

“Ai pagoi 18 milionë euro për një lojtar që është një gomar absolut”, ka thënë Morabito

Ai po ashtu tha se kishte një bisede të shkurtër me ish-trajnerin e klubit italian, Simone Inzaghi dhe lojtarin Stefan Radu në lidhje me yllin kosovar: “Ai më tha se po i tërheq flokët. Kurse Stefan Radu më tha se ai e ndalon shumë lehtë Muriqin për shkak se është lojtar i dobët”.

Beşiktaş met with the manager of Vedat Muriqi: If he has problems with Lazio,  we want him.

Muriqi nënshkroi me Lazion gjatë shtatorit të vitit 2020 për 18.5 milionë euro – plus bonuse.

Ai vërtetë ishte një zhgënjim i madh këtë sezon, pasi kontribuoi me vetëm 2 gola dhe një asistim (në 34 ndeshje)./IndeksOnline/