13:15 / E Martë, 10 Prill 2018

Agjenti zbulon të ardhmen e Gareth Bale

Jonathan Barnett, agjenti i  Gareth Bale, ka folur për të ardhmen e këtij të fundit.

Shumë spekulime e largojnë anësorin uellsian nga Real Madridi në fund të këtij sezoni. Megjithatë gjërat sic duket do të shkojnë më ndrysh në afatin veror, transmeton IndeksOnline.

Sipas Barnett, Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Gareth është një futbollist i Real Madridit. Ai e do Realin dhe Reali e do Balen”, ka thënë agjenti.

Ish-lojtari i Tottenham Hotspur po kërkohet me ngulmë nga Paris Saint Germain, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea./IndeksOnline/