20:47 / E Premte, 14 Maj 2021 / Blerim

Agjentin portugez: Ronaldo nuk do të kthehet te Sportingu!

Gjatë ditës së sotme qarkulluan zëra se sulmuesi i Juvensutist, Cristiano Ronaldo mund të kthehej te klubi i tij i fëmijërisë, Sporting Lisbona.

Nëna e Ronaldos nxiti opinonin kur gjatë festimit të titullit për Sportingun tha se Ronaldo do t’i bashkohet atyre një ditë, shkruan IndeksOnline

Por, deklaratën e saj e ka hedhur poshtë agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes i cili tha se Ronaldo nuk do t’i bashkohet Sportingut edhe pse u gëzua për titullin e fituar.

“Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Sporting. Ai është krenar për titullin e fituar por për momentin, planet e tij të karrierës nuk kalojnë nëpër Portugali ”, tha Mendes për Record.