23:30 / E Premte, 29 Maj 2020

Agnesa Vuthaj poza të reja, vjen elegante dhe atraktive

Agnesa Vuthaj fitoj kurorën e më të bukurës në vitin 2003 dhe përkundër që kanë kaluar shumë vite ajo mbetet një prej femrave më të bukura shqiptare.

Që vazhdon t’i ruaj linjat dhe është në formë të mirë, ish-missi këtë e ka dëshmuar edhe në një fotosesion të ri.

Agnesa u paraqit e veshur me një fustan klasik dhe tejet elegant i cili ia theksonte format për mrekulli, ajo dukej e përkryer.

Bukuroshes nga Istogu duket se nuk i ka ndikuar aspak izolimi në shtëpi, e këtë e tregojnë më së miri këto fotografi./Indeksonline/