Agolli shënon gol fantastik, shpallet kampion me New York Cosmos
Ansi Agolli lë gjurmë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku prej muajit mars aktivizohet me skuadrën e New York Cosmos, pasi i dha fund eksperiencës me azerët e Qarabag.
Ekipi i ish kapitenit të Kombëtares Shqiptare arriti triumfojë në Konferencën e Atlantikut Verior, ndërsa vetë Agolli shënoi një gol spektakolar duke i dhënë 3 pikët në javën e fundit të kampionatit.
WATCH. THIS. BEAUT. OF. A. GOAL.#NYCosmos | #SCTop10 pic.twitter.com/IT4TFvof3W
— New York Cosmos (@NYCosmos) July 11, 2019
New York Cosmos mposhti 1-0 Brooklyn Italians, ndërsa Ansi Agolli mori një top nga krahu në minutën e 72—të dhe gjuajti me të djathtën mbi vijën e zonës së 16 metrave, duke dërguar sferën në trekëndëshin e portës kundërshtare.
Ky ishte titulli i parë “amerikan” për mbrojtësin 37-vjeçar, i cili ka një karrierë të pasur me triumfe, pasi ia ka dalë të fitojë edhe në Shqipëri e Azerbajxhan, me skuadrat e Tiranës dhe Qarabagut.
? Ansiiiiiii ?#CosmosCountry pic.twitter.com/4ev0903ZsD
— New York Cosmos (@NYCosmos) July 11, 2019