75 Mall Live Search
14:03 / E Diele, 05 Korrik 2026 / L A

“Sikur kam jetuar 30 vjet këtu”, Ramadani bën postim lamtumirës pas largimit nga Lecce

Ylber Ramadani do të largohet nga Lecce.

Dëshira për të provuar një sfidë të re shtyu yllin kuqezi të merrte këtë vendim.

Ai pritet të vazhdojë karrierën në Turqi, te skuadra e Çorumit.

Ramadani, në faqen e tij në “Instagram” bëri një postim duke e falënderuar klubin italian.

Lecce, shtëpia ime, dua të të falënderoj nga thellësia e zemrës për këto 3 vite që kam kaluar këtu. Ndihem sikur kam jetuar këtu për 30 vjet. “Dua të falënderoj drejtorin Corvino, Trinchera dhe presidentin. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët e mi që më kanë shoqëruar gjatë këtyre 3 viteve te Lecce dhe, në fund, tifozët e mrekullueshëm që më kanë mbështetur gjithmonë, si në momentet e bukura ashtu edhe në ato të vështira. Ju uroj gjithë të mirat. Do ta ndjek gjithmonë Leccen”, ishin fjalët e Ramadanit.

Ramadani, kështu largohet si një legjendë nga Lecce ku kishte bërë 104 paraqitje dhe shënoi 3 gola dhe 1 asistim, teksa ndihmoi klubin e tij të shmangte rënien nga Serie A./IndeksOnline/