75 Mall Live Search
17:20 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ahmet Isufi: Do ratifikohet marrëveshja e cila do përcaktojë vijën e drejtë kufitare (Video)

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se nesër pritet të ratifikohet marrëveshja,e cila mundëson rishikimin dhe korrigjimin e vijës kufitare.

Përmes një konference për media, pas mbledhjës së Kryesisë së Kuvendit, Isufi ka thënë se ata janë në bisedime me gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës dhe shpresojnë se Demarkacioni nesër do të kalojë, transmeton Indeksonline.

“Siç e dini, dy presidentët kanë nënshkruar një marrëveshje e cila mundëson korrigjimin dhe rishikimin e vijës kufitare që kemi konsideruar se komisioni paraprak e ka gabuar. Jemi në një seancë që do të ndryshohet gjendja dhe do të ratifikohet kjo marrëveshje e cila do të përcaktojë vijën e drejtë kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Votat do të shihen nesër në Kuvendin e Kosovës sepse jemi në komunikim dhe do të kalojë si marrëveshje e cila do korrigjojë gabimet e bëra më herët. Marrëveshja e presidentëve vetëm e angazhon Parlamentin ta votojë, ndërsa Qeveria ka detyrë përmes komisioneve të sqarojë gabimet që janë bërë më parë” ka thënë ai./Indeksonline/