20:53 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ahmet Isufi: Istogu, qershia mbi tortë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi është deklaruar pas rezultatit të AAK-së në Istog.

Isufi ka thënë se Istogu në këtë rast është qershia mbi tortë, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, fitorja në fjalë ishte me shumë shije. Isufi ka uruar Gani Dreshajn dhe qytetarët e Istogut.

Ky është postimi i plotë:

Istogu-qershiza mbi tortë

Fitore me shumë shije, urime Gani Dreshaj, urime qytetarë të Istogut. Këto zgjedhje treguan që nuk ka bastione, qytetarët duan punë dhe programe.

Istogu dhe shtatë komunat tjera i besuan qeverisë Haradinaj duke renditur AAK-në partinë fituese të zgjedhjeve komunale.

Vazhdojmë të flasim me fitore e punë.