13:28 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ahmeti bashkë me Pacollin takohen me ambasadorin Qemal Minxhozi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me nënkryetarin Selim Pacolli kanë pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozin.

Ahmeti ka thënë se me Minxhozin kanë diskutuar për bashkëpunimin mes komunës së Prishtinës dhe asaj të Shqipërisë në fushën e ekonomisë, turizmit si dhe projekte të tjera, transmeton Indeksonline.

“Sot bashkë me Nënkryetarin Selim Pacolli pritëm në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozin. Diskutuam për bashkëpunimin e Komunës së Prishtinës me qytetet tjera të Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, turizmit, si dhe me projekte konkrete që ndikojnë në lehtësimin e mënyrës së jetesës së qytetarëve” ka shkruar Ahmeti në facebook.

I pari i Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë javës tjetër do të mbahet takimi i dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ku përveç Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës dhe Preshevës pritet të bashkohen edhe komuna të tjera./Indeksonline/