13:15 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Daut Haradinaj ka bërë një projekt të konservimit për Kullën e Jasharajve

Arben Ahmeti, gazetari që merret me problemet komunale, është marrë sot sërish me problemin e mirëmbajtjes dhe konservimit të Memorialit të Jasharajve në Prekaz.

Sipas tij, duhet kaluar një ligj për memorialin në baze të të cilit do të krijohej komisioni që do të menaxhonte me këto para dhe me projektin e konservimit. (Ligji duhet edhe te definoje pronësinë dhe shumë detaje të tjera.)

“Deputeti Daut Haradinaj, dje e ka iniciuar ligjin në Kuvendin e Kosovës duke e përgatitë projektligjin. Për më shumë një grup ekspertesh në koordinim me Haradinajn kanë bërë një projekt të konservimit”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Ka disa ditë tek Zyra e Ankesave i kemi dhënë hapësirë të veçante memorialit të Jasharajve. Prej kësaj:

Kemi konstatuar që kullat veç sa nuk janë rrënuar.
Kemi kuptuar se janë nda një milion euro.
Kemi kuptuar se duhet kaluar një ligj për memorialin në baze të të cilit do të krijohej komisioni që do të menaxhonte me këto para dhe me projektin e konservimit. (Ligji duhet edhe te definoje pronësinë dhe shumë detaje të tjera.)
Në fakt, deri te punimet janë një varg punësh që do të duhej të bëheshin dhe sipas të gjitha kalkulimeve në kulla do të mund të ndërhyhet më së afërmi vitin e ardhshëm, mirëpo për t`u realizuar diçka duhet që fillimisht të behët ligji.

Deputeti Daut Haradinaj, dje e ka iniciuar ligjin në Kuvendin e Kosovës duke e përgatitë projektligjin.

Për më shumë një grup ekspertesh në koordinim me Haradinajn kanë bërë një projekt të konservimit.

Është esenciale që të gjithë, shoqëria civile, mediat, deputetët, qeveritarët të kërkojmë që ky ligj të kalojë me procedure të shpejtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nëse nuk reagojmë shpejtë, kullat do të rrënohen. Po flasim për kullat që i rezistuan tankeve dhe gjithë artilerisë. Çfarë turpi nëse do të na rrënoheshin në liri. Në shtetin e pavarur. #DuamLigjPerMemorialin.