11:56 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Arianit Ahmeti: Ndeshja në Prishtinë? FFK-ja është për “PO”, marre se si më ofendoi pjesëtari i Prishtinës (Video)

Vendimi për ndeshjen Prishtina – Drita do të merret në ora 15:00.

Sot kryesia e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës patën një takim në stadiumin e kryeqytetit.

Remzi Ejupi, presidenti i klubit kryeqytetas tha se ky takim ishte i tensionuar, dhe Federata assesi nuk po pranon që kjo ndeshje të zhvillohet në Prishtinë.

IndeksOnline, kontaktoi me Arianit Ahmetin, i cili ishte i pranishëm në takimin e sotshëm. Ai përgënjeshtroi presidentin e bardheklatërve, duke thënë se takimi shkoi në rregull, dhe s’kishte momente tensionuese. Ahmeti poashtu thotë se FFK-ja është për “PO”, që kjo ndeshje të zhvillohet në këtë stadium.

“Remzi Ejupi ka gënjye, biseda ka qenë normale dhe jo e tensionuar. Secila palë i ka parashtru idetë e veta. Federata është e pajtimit që ndeshje me u zhvillu në stadiumin e Prishtinës nëse organet tjera kompetente e pranojnë këtë gjë. Së pari vendimin e marrin organet kompetente, pastaj FFK-ja. Federata është që ndeshja me u zhvillu aty. Vendimi final merret në ora 15:00”, tha për IndeksOnline – Ahmeti.

Pas takimit, zyrtari i FFK-së u ofendua rëndë nga pjesëtari i Prishtinës, Avni Durmishi. Për këtë, Ahmeti thotë:

“Unë nuk fola asgjë, nuk dhashë asnjë intervistë për këtë situatë dhe zyrtari i Prishtinës më ofendoi. Ai më ofendoi para të gjithëve, gazetarëve, kryetarit të Prishtinës të gjithëve”.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00. Ndërsa, për stadium pritet të merret vendimi sot nga ora 15:00./IndeksOnline/