75 Mall Live Search
13:10 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Ahmeti deklarohet për dorëheqjet, thotë se të gjithë janë ende anëtarë të VV-së

I pari i komunës së Prishtinës njëherë ndër figurat kryesore të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti është deklaruar sot rreth dorëheqjeve në Vetëvendosje.

Ahmeti ka thënë se është bërë një keqinterpretim pasi sipas tij ata të cilët kanë dhënë dorëheqje nga postet që kishin në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë dhënë dorëheqje edhe nga anëtarësia.

Ai ka shtuar gjithashtu se nuk mund të thuhet se janë normale dorëheqjet por që për atë çfarë po ndodhë në Vetëvendosje vendoset nga secili, se a do të jetë apo jo.

“Janë çështje të cilat ende po diskutohen brenda organeve ne kemi pasur edhe mbledhje të Kryesisë, besoj se do të ketë edhe një tjetër edhe të Kryesisë edhe të Grupit Parlamentar. Mendoj se ka qenë një keqinterpretim se dorëheqjet prej pozitave janë konsideruar si dorëheqje prej Vetëvendosjes por të gjithë këta që deri sot kanë dhënë dorëheqje janë anëtarë të Vetëvendosjes dhe për mua domethënë s’mund të them se normale ajo çfarë po ndodhë por vendoset nga secili se a do të jetë apo do të japë dorëheqje”,ka thënë Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se të gjithë do të jenë të informuar për zhvillimet brenda VV-së./Indeksonline/