23:58 / E Mërkurë, 25 Mars 2020

Ahmeti-deputetëve: Merituat karantinën 14 ditore, jo për shkak të rrezikimit të shëndetit fizik, por edhe atij mendor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas votimit të mocionit të ngritur nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ahmeti tha se  deputetët e kanë merituar sonte karantinën minimum 14 ditore, jo për shkak të rrezikimit vetëm të shëndeti fizik, por edhe të atij mendor.

Ahmeti tha se Kosova ka njerëz që mund ta bëjnë më të mirën edhe në shëndetësi edhe në ekonomi, por pas kësaj nate lutet për unitet, transmeton Indeksonline.

Shpend Ameti tha se pas pandemisë, partitë duhet të kërkojnë rilegjitimim në zgjedhje.

Postimi i plotë:

E keni meritu karantinën minimum 14 ditore! Jo për shkak të rrezikimit vetëm të shëndetit fizik por edhe atij mendor.

E di që është vështirë tash por duhet të bëhemi bashkë në këtë luftë e betejë. 14 ditët e ardhshme janë kritike edhe sipas ekspertëve.

Kosova ka njerëz që mund ta bëjnë më të mirën edhe në shëndetësi edhe ekonomi. Pas kësaj nate të vështirë, ju kisha lut për unitet. Kemi nevojë me punu bashkë të gjithë me e pas situaten në kontroll, qoftë edhe në kohë të shkurtë, sa ta kalojmë pandeminë.

Prishtinë, aman vazhdoni dhe #rriNshpi. E di që vështirë në këtë situatë por këtë krizë politike nuk bën ta shëndrrojmë në krizë edhe më të madhe shëndetësore. Ta ruajmë vetën, familjen dhe komunitetin.

#rriNshpi

P.S. Pas pandemisë, partitë duhet të kërkojnë rilegjitimim në zgjedhje, përvec në rast të qeverisë së gjërë për shkak të unitetit nacional të nevojshëm