21:30 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Dita e pestë në Prishtinë pa raste të reja, por ende kujdes

Sonte janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Por lajmi i mirë është se ishin 38 të tjerë të shëruar.

Por për fat të mirë sot është dita e pestë që në Prishtinë nuk ka asnjë të konfirmuar me koronavrius.

E kësaj iu është gëzuar edhe kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

Ai tha se sonte hiqet karantina, por që vazhdojnë masat të cilët ishin më parë, përfshirë kufizimin e lëvizjes në vetëm 90 minuta në ditë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Dita e pestë në Prishtinë pa raste të reja (0). Sonte u hoq karantina. Masat e tjeta mbesin përfshi kufizimin e lëvizjes në vetëm 90 minuta në ditë. Ende kujdes sepse në krejt Kosovën 10 raste të reja.

Edhe pak #rriNshpi