19:10 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: E pamundur që 12 persona t’i kenë futur 19 mijë veteranë të rrejshëm

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është e pamundur që 12 persona t’i kenë futur në listën e veteranëve 19 mijë veteranë të rrejshëm.

Sipas tij, mashtrimi dhe hajnia janë shumë më të thella.

“19,000 veteranë të rrejshëm, thotë draft aktakuza!

E vetëm 12 persona i kanë shti 19,000 veteranë të rrejshëm. E pamundur! Më shumë se 1,500 për person.

Si duket mashtrimi dhe hajnia janë shumë më të thella!

Pa i zbuluar këto mashtrime, shtet serioz nuk do të bëhemi”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/