12:17 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ahmeti falënderon ekipet e Inspeksionit dhe policisë për punën gjatë pandemisë

Mirëdita Prishtinë,

Përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe shqetësuese!

Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Falënderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikëqyrjen e zbatimt të këtyre masave.

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektojini duart dhe mbani distancën!

#prishtina ?
#shpiPRkrejt ?