19:56 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Ahmeti ia përmend Kurtit ngacmimet seksuale

Kritikat, sharjet e fyerjet e ndryshme nuk kanë të ndalur mes dy ish- partiakëve të dikurshëm Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti.

Ani pse, Ahmeti nga dita e djeshme ndodhet në Bruksel në kuadër të Delegacionit Shtetëror të Kosovës për takim me diplomaten e BE-së, Federica Mogherini, nuk është përmbajtur dot karshi disa komenteve për Kurtin.

Ndonëse dikur e kishte lider të partisë, tanimë duket se e ka armikun numër një të tij.

Ahmeti ka folur përseri për ngacmimet seksuale në Lëvizjen Vetëvendosje, derisa atë kohë ishte edhe vetë anëtar i saj.

“Kur pajtohesh me Albinin të falen edhe ngacmimet seksuale në parti duke i arsyetuar me naivitet, e arsye Lacaniane sociologjike e psikologjike”, ka shkruar ai në një status në llogarinë e tij në Facebook.

Madje sipas Ahmetit, kur nuk pajtohesh me Kurtin nuk të falet as dashuria./Indeksonline/