08:41 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Ahmeti: Janë 2 arsye që qytetarët janë deklaruar që s’e marrin vaksinën anti-COVID

Gjendja si pasojë e pandemisë COVID-19, në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë, derisa tashmë është shpikur edhe vaksina kundër këtij virusi.

Në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që ende vazhdon të ketë diskutime, sepse ka njerëz që s’do ta marrin vaksinat.

“Duhet me dit arsyen se pse ata deklarohen që s’duan të marrin vaksina. S’duan se ka nga teoritë konspirative, deri tek arsyet fetare.

Por, të tjerët besojnë se s’janë në përputhje me besimin e tyre, se trupi s’duhet të merr diçka tjetër”, tha ai, transmeton IndekSonline.

Derisa ai shtoi se kjo vaksinë është ndryshe nga të tjerat. Por, që asnjë shtet s’duhet t’ia imponojë askush ta merr atë.

“Nuk duhet të imponohet diçka që s’e beson, por duhet të dihet rreziku. Mendoj që asnjë shtet s’ka të drejtë që ta mbrojë njeriun nga vetëvetja”, u shpreh Ahmeti./Indeksonline