21:36 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / AR

Ahmeti kritikon debatet e sotme për aksidentin në Kroaci: S’kemi nevojë për debate të tilla

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar debatet sotme të analistëve për aksidentin tragjik në Kroaci.

Ai tha se në këtë ditë zie nuk duhet të mbahen debatët e analistëve për aksidentin.

Sipas tij, familjarët e as qytetarët nuk kanë nevojë që sonte të dëgjojnë debate të tilla.

Ndoshta e kam gabim, por në ditë zie do të duhej të mos mbaheshin debatet e analistëve, posaçërisht për tempn e aksidentit. Familjarët e as qytetarët nuk kanë nevojë që sonte të dëgjojnë debate të tilla“, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/