12:57 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti: Kuvendi të jetë bartës i negociatave

Kryetari i Partisë Socialdemokratike , Shpend Ahmeti pas tryezës së thirrur nga ta ka thënë se Presidenti Thaçi nuk mund të udhëheq dialogun vetëm pse është ftuar nga përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini apo pse  Vuqiç dëshiron të dialogoj vetëm më të.

Sipas tij, pa u mandatuar nga Kuvendi, Thaçi nuk paraqet unitet politik, shkruan Indeksonline.

“Pa u qartësua roli I Kuvendit në këtë temë nuk mund të udhëheq Thaçi këtë proces. Nuk mund të kalohet ky proces duke thënë se Mogherini me ka ftuar apo se Vuqiçi dëshiron të takohet vetëm me Thaçin. Nuk mund të kalohet ky proces kështu. Edhe nëse mandatohet Thaçi, duhet të mandatohet nga Kuvendi i Kosovës. Duhet të këtë dakordanc të subjekteve politike për këtë çështje. Qeveria është minoritare dhe ne po hymë në një proces i rëndësishme, një Kosovë e ndarë për këtë çështje do të jetë dobët në negociata. Qëndrimi i PSD-së nuk paraqet unitet politik, por ne shprehim mendimin tonë.  Tryeza nuk është thirr për këtë qëllim, por është diskutuar për mënyrën se si do të shkoj procesi”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/