15:24 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ahmeti në mbështetje të prokurorit Blakaj, për t’u zbardhur rasti i listave të veteranëve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar aktakuzat e ngritura nga prokurori i dorëhequr Elez Blakaj, ndaj personave të profilit të lartë të ish-komundantëve të UÇK-së për manipulim me lista.

Nëse një gjë e tillë është e vërtetë, Ahmeti sugjeron që Blakaj të mbështetet parezervë nga të gjithë për t’u  hetuar dhe zbardhur ky rast deri në fund.

Ky është postimi i tij:

“Prokurori që ka hetuar listat e veteranëve, Elez Blakaj paska dhënë dorëheqje. Tani po del në lajme se i njejti prokuror paska dorëzuar aktakuzë në prokurorinë speciale ndaj personave të profilit të lartë të ish-komandantëve të UCK për manipulim me lista. Prokuroria Speciale ende nuk e ka proceduar aktakuzen në Gjykatë.

Në qoftë se kjo është e vërtetë, atëherë kjo është test për shoqërinë tone dhe për sistemin tone të drejtësisë. Gati se është fshehtësi publike që numri I veteranëve nuk përkon me numrin real të Ushtarëve të UCK. Ky manipulim nuk I bënë nder Ushtrisë, nuk I bën nder as komandantëve por më së shumti është mosrespekt ndaj dëshmorëve të luftës.

Edhe njëherë në qoftë se kjo është e vërtetë, të gjithë duhet të japim mbështetjen e parezervë për prokurorin në fjalë për tu hetuar dhe zbardhur ky rast deri në fund. Këtë ja kemi borxh luftëtarëve të vërtetë”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/