Ahmeti: Nisin matjet përfundimtare për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë (Foto)
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë filluar matjet përfundimtare nga ekspertët e trashigëmisë kulturore për punimet në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, e ndërtuar rreth vitit 1392.
Sipas Ahmetit, në fazen e mëhershme janë zbuluar vizatimet origjinale brenda. Ky objekt është pasuri e vërtetë kulturore e kryeqytetit tonë.
Shkrimi i tij i plotë:
Pas nënshkrimit të memorandumit me TIKA kanë filluar matjet përfundimtare nga ekspertët e trashegimisë kulturore për punimet në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, e ndërtuar rreth vitit 1392.
Ne fazen e mëhershme janë zbuluar vizatimet origjinale brenda. Ky objekt është pasuri e vërtetë kulturore e kryeqytetit tonë.