14:45 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Ahmeti njofton për rregullimin e një problemi të rëndësishëm në Rrugën B

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se është rregulluar një problem përmes Platformes Digjitale në afërsi të Rrugës B në kryeqytet.

Ai ka theksuar se me një shteg që kanë arritur ta bëjnë në këtë lagje kanë arritur ta lehtësojnë jetën dhe ta rrisin sigurinë e banorëve, transmeton Indeksonline.

“Edhe një problem i rregulluar përmes Platformes Digjitale. Ky shteg në afërsi të Rruges B lehtëson jetën dhe shton sigurinë. Çdo ditë në përmirësim të jetës së qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Indeksonline/