16:24 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ahmeti njofton se dy parkingje në Prishtinë, s’do të jenë më në menaxhim të Shoqatës së Invalidëve të Luftës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se Parkingu Flamurtari (Te Santeja) dhe Parkingu ne Breg të Diellit te Qendra Tregtarë që janë menaxhuar nga Shoqata e Invalidëve të Luftes – Dega Prishtinë tash e tutje do të menaxhohen nga Prishtina Parking.

“Drejtori i Prishtina Parking Liridon Restelica dhe përfaqësuesit e shoqates janë dakorduar për të kaluar në menaxhim parkingjet. Veteranët e punësuar do të kalojnë në Prishtina Parking, ndërsa Komuna do ta mbështes Shoqaten për zyre për shkak të hendekut të krijuar nga ndalja e të hyrave.

Prishtina Parking dp të menaxhojë parkingjet sipas politikave me prioritet banorët e lagjes, dhe me mirëmbajtje të rregullt. Në Breg të Diellit do të investohet në parking për ta përmirësuar infrastrukturën”, shkruan ai./Indeksonline