11:51 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti para Haradinajt: Deri ta rrëzojmë e kemi kryeministër, prandaj do vazhdoj bashkëpunimin

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se partia e tij do vazhdojë me synimin për rrëzimin e Qeverisë Haradniaj, gjatë konferencës së përbahskët me këtë të fundit.

Përdeirsa të dy dolën me një konferencë për media pas takimit të përbashkët, Ahmeti tha se qëndirmi i partisë së tij nuk ka ndryshuar dhe se ata nuk pajtohen me plot politika të kësaj Qeverie.

Megjithatë, ai thotë se përderisa HAradinaj është kryeministër ata do vazhdojnë me takime të përbashkëta për të mirën e kryeqytetit.

“Nuk kemi ndërruar qëndrim. Fakte që i kemi dhënë 12 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës për ta rrëzuar Qeverinë do të thotë se nuk pajtohemi me plot pulitka të kësaj Qeverie. Kryeministri është kryeministër i Kosovës dhe ka vizituar krejt komunat dhe kjo  nuk do të thotë se nuk mund të takohemi.  Derisa ta rrëzojmë e kemi kryeministër të Kosovës dhe unë si kryetar i kryeqytetit do të vazhdojë bashkëpunimin për të mirën e kryeqytetit dhe do mundohem në bashkëpunim t’i korrigjojmë veprimet për të cilat nuk dakordohemi”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/