12:52 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti: Pas lirimit të deputetëve, është radha e aktivistëve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi i dy deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se tani duhet të lirohen edhe aktivistët e dënuar të VV-së që po mbahen në burg.

Ja postimi i Ahmetit:

Albini e Donika janë mbajtur maksimalisht në paraburgim, dhe ky vendim është shumë shumë i vonuar. Proceset gjyqësore ndaj aktivistëve nuk po ndalen.

Mirëpo në duhet të këmbëngulim! Padrejtësitë duhet të ndalen. Deputetët që mbrojtën Republikën duhet të lirohen nga aktakuzat. Adea, Frashëri, Atdheu e Egzoni duhet të lirohen nga dënimet pa kurrfarë faktesh. /Indeksonline/