17:11 / E Premte, 26 Maj 2023 / S Z

Ahmeti për reagimin e SHBA-së për gjendjen në veri: Reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i viteve të fundit

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas reagimit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Jeff Hovenier ku i ka dënuar përpjekjet e Policisë së Kosovës, për t’i futur kryeartët e  rinj  në objekte e komunave veriore.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier.

E për këtë deklaratë e Ahmeti e ka vlerësuar si “reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën ënë veri të Kosovës] në vitet e fundit”.

“Pa komentuar nëse e kanë mirë apo gabim, ky është reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën  në veri të Kosovës] në vitet e fundit”, ka thënë Shpend Ahmeti në një postim në Twitter.