09:45 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Po punojmë për një Prishtinë sa më të pastër (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është bërë pastrimi i hapësira të banesave rreth komunës në Hajvali, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, është duke u punuar për një Prishtinë sa më të pastër e me sa më shumë hapësira të gjelbra.

Ky është postimi i plotë:

Hapësira rreth banesave të Komunës në Hajvali, për një kohë ishte shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave. Tashmë, përmes kompanisë të kontraktuar nga komuna, kjo pjesë e qytetit është pastruar.

Po punojmë në vazhdimësi që ta përmirësojmë shërbimin e menaxhimit të mbeturinave. Kësisoj, angazhohemi për një Prishtinë sa më të pastër, me sa më shumë hapësira të gjelbra.