75 Mall Live Search
09:43 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Pranimi i Kosovës në Interpol do të ishte fitore e madhe diplomatike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se pranimi i Kosovës në Interpol do të ishte fitore e madhe diplomatike për vendin dhe miqtë tonë.

Sipas tij, anëtarësimi në Interpol do ta ndihmonte edhe drejtësinë në vend, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Pranimi në Interpol do të ishte fitore e madhe diplomatike për Kosovën dhe miqtë tonë. Por, patjetër se do ta ndihmonte edhe drejtësinë në vend.

Prandaj, sytë sot kah Asambleja e Përgjithshme dhe votimi i anëtarësimit.

Në mbrëmje presim fitoren tjetër.