11:58 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Prishtina dhe kancelari austriak nuk e ndihmuan Kosovën të hyjë në Interpol

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se autoritet e Prishtinës dhe mbështetja e kancelarit austriak Sebastian Kurz nuk e ndihmuan Kosovën të hyjë në Interpol.

“ U munduan shumë, kështu që ata nuk hynë”, tha Daçiq në një konferencë shtypi pas  votimit në Interpol, në të cilën Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetjen për anëtarësimin në atë organizatë.

“Nuk është koha të jemi në eufori. E kam thënë këtë për një kohë të gjatë. Unë u thash atyre të mos e bënin këtë gjë sepse nuk do e arrinin, doja t’i mbroja me grindje, dhe tani po justifikojnë veten për popullin e tyre”, tha Daçiq./Indeksonline/