13:25 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

Ahmeti pret ambasadorin italian, flasin për pandeminë dhe përhapjen e virusit në Prishtinë

Sot, kryetari Shpend Ahmeti priti në një takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando.

“Në takim diskutuan situatën me pandeminë #covid19 dhe sfidat për parandalimin e përhapjes së virusit në kryeqytet, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për projekte me interes të përbashkët përmes projekteve konkrete.

Njëherësh falënderoi ambasadorin Orlando për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Qeverisë italiane për popullin e Kosovës në këto kohë të vështira që po i kalojmë te gjithë”, thuhet në njoftimin e komunës.