16:13 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Ahmeti: Punimet në ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik po vazhdojnë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se punimet në ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik po vazhdojnë sipas planifikimeve, shkruan IndeksOnline.

Ahmeti ka falenderuar ekipet që janë angazhuar për këtë projekt të rëndësishëm për Prishtinën.

“Punimet në ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik po vazhdojnë sipas planifikimeve dhe me dinamikën e paraparë.

Falënderojmë të gjitha ekipet që po angazhohen që ky projekt i rëndësishëm kapital për Prishtinën të zbatohet dhe të jetësohet.

#prishtina”, tha ai./IndeksOnline/