19:15 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

Ahmeti tallet me masat e reja: Kush jeton në lagjen “Marigona” në zonë të gjelbër, e në “Qëndresa” në të kuqen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, vazhdon ta kritikojë Qeverinë e Republikës së Kosovës për masat e reja antiCOVID të cilat pritet të hynë në fuqi të premten.

Këto masa dallojnë, në varësi të numrit të rasteve ku ka më shumë të infektuar, e ndër komunat që janë në “Zonë të kuqe” bashkë me 6 të tjera të cilat nga ora 19:00 – 05:00 do të jenë në orë policore, është edhe Prishtina.

Ahmeti për këto “kritere”, ka bërë një status ironizues së fundmi në FB. Ku krahason dy lagje të Prishtinës, për të cilën thotë se njëra është në të Kuqen, teksa tjetra në të Gjelbrën.

Ky është postimi:

Kush jeton në lagjen “Marigona” është në Zonën e gjelbër e mundet me dalë, e kush jeton në “Qendresa” është në Zonën e kuqe e ka orë policore ???

Absurd!