16:06 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti: Vetëm edhe tri orë për të votuar, përpara Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njëherësh kandidat për një mandate të dytë nga radhët e Vetëvendosjes ka bërë të ditur se është krenar me procesin e votimit në përgjithësi në këtë komunë.

Ahmeti ka theksuar se kanë mbetur vetëm edhe tri orë për të votuar, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Jam krenar me qytetin tonë, me dalje dhe me procesin në përgjithësi. Edhe tre orë kohë për të votuar. Përpara Prishtinë!