12:32 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti: Zgjidhja e FSHMN-së është ndërtimi i saj afër Teknikut (Video/Foto)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u është përgjigjur thirrjeve të protestuesve lidhur me mos ndërtimin e objektit të FSHMN-së.

Ahmeti para studentëve ka thënë se ai ka tentuar që të zgjidh këtë problem në takimet me të gjithë rektorët, që FSHMN të ndërtohet afër fakultetit teknik, aty ku është paraparë të ndërtohet pallati i operës, raporton Indeksonline.

Mirëpo, sipas tij, kjo varet nga Ministria e Kulturës, e cila duhet të heq dorë nga ndërtimi i operës në atë vend.

Ahmeti ka thënë se ata janë të interesuar të bëjnë zgjidhje, mirëpo kjo zgjidhje të jetë në harmoni me planet rregullative të Kuvendit Komunal.

“Falminderit që keni ardh këtu . Sipas planit rregullues qendra 2 me vendim të Kuvendit komunal nuk është planifikuar hapësira për ndërtimin e objektit. Unë jam takuar disa herë më të gjithë rektorët të cilët kanë ardh me këtë çështje, ju kam dhënë zgjidhje, dhe zgjidhja është qysh u kanë e paraparë edhe ma herët kur është ndërtua plani për ndërtimin e universitetit, që fakulteti i shkencave të jetë në afërsi të fakultetit teknik, ky aty është parapa ndërtimi i sallës së operës i cili nuk do të ndërtohet. Ai ka qenë plani fillestar, aty është vendi, hapësira për objektin aty është me plan rregullues. Krejt çka duhet më bë, është që Ministria e Kulturës me heq dorë nga ndërtimi i pallatit të Operës se nuk e ka vendin aty e na pastaj të procedojmë sipas planeve rregullative që kemi. As unë as kushdo kryetar nuk mundet me vepru në kundërshtim me planet rregullative që i ka Kuvendi Komunal. Unë vi ne Qeveri e në Ministri të Kulturës e Arsimit e ti bëjmë zgjidhje objektit të FSHMN-së, na jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Ta bëjmë zgjidhjen bashkë, në kuadër planeve rregullative, në kuadër të hapësirave.Nuk ka vend me ne kampusin e Universitetit” ka thënë Ahmeti, transmeton Indeksonline.