Aida Dërguti nuk shkon në Vetëvendosje
Kryesia dhe Grupi Parlamentar i VV-së janë mbledhur në një mbledhje që ka filluar në këto momente.
Në mbledhje kanë ardhur të dorëhequrit nga pozitat në VV, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Driton Çaushi e Dardan Sejdiu.
Por mungon deputetja Aida Dërguti e cila edhe është sebep pse kanë filluar përçarjet në këtë Lëvizje.
Ajo dhe deputeti Faton Topalli nuk kanë ardhur në mbledhje gjë që se kanë bërë kolegët e tyre të dorëhequr. Në mbledhje kanë ardhur edhe Shpend Ahmeti, Albin Kurti, Liburn Aliu, Shemsi Syla, Donika Kadaj-Bujupi dhe Fitore Pacolli.