75 Mall Live Search
19:47 / E Martë, 02 Qershor 2026 / Gj Sh

Ajax zyrtarizon trajnerin e ri, sezonin e kaluar drejtoi skuadrën spanjolle

Gjiganti holandez, Ajax ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Spanjoll Miguel Ángel Sánchez Muñoz, i njohur si Michel do ta drejtoj skuadrën nga Amsterdami, në sezonin e ri, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Michel sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës spanjolle, Girona, derisa tashmë do të jetë pasardhës i bashkëvendasit Oscar Garcia Junyent, te Ajaxi.

“Ndihem mirë që jam këtu; jam krenar që po bëj këtë hap tjetër në karrierën time. Ajax është një emër i madh në Evropë, një klub që gjithmonë ka prodhuar lojtarë të rinj dhe të talentuar. Jordi më njeh nga puna ime në Spanjë dhe kemi folur së bashku për filozofinë e klubit, për mënyrën se si punoj dhe si përshtatet kjo. Ai ka shprehur besim të plotë tek unë dhe së bashku me njerëzit e tjerë brenda klubit po fillojmë një sfidë të re. Qëllimi është ta kthejmë Ajax-in aty ku i takon dhe kam besim të plotë se do të kemi sukses.”, deklaroi Michel gjatë prezantimit./IndeksOnline/