23:33 / E Premte, 14 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ajaxi shkëput kontratën me futbollistin serb

Skuadra e Ajaxit ka shkëputur kontratën me futbollistin serb, Dusan Tadiç.

“Klubi ka respektuar kërkesën e lojtarit për të ndërprerë kontratën e tij aktuale. Kontrata e serbit me Ajax ishte deri më 30 qershor 2024, por tani do të përfundojë menjëherë.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ajaxit, shkruan IndeksOnline.

“Vendimi për t’u larguar nga klubi ka qenë shumë i vështirë për t’u marrë. Megjithatë, besoj se ky është momenti i duhur. Mendoj se është e drejtë jo vetëm për mua, por edhe për klubin që të bëjë një fillim të ri. kam pasur në Ajax dhe sukseset që kemi festuar më japin një ndjenjë të papërshkrueshme që nuk e kam përjetuar kurrë më parë në karrierën time. Do të doja të falënderoja të gjithë tifozët për kohën e mrekullueshme që kam kaluar këtu. Nëse varet nga unë, kjo është jo një lamtumirë përfundimtare. Unë do të jem përgjithmonë një lojtar i Ajax-it dhe shpresoj të kthehem së shpejti në Amsterdam, në një rol tjetër si trajner.”, ka thënë Tadiç.

Futbollisti serb ka pasur 241 ndeshje me Ajaxin, duke shënuar 105 gola, 112 asistime./IndeksOnline/