AKB nis fushatën “Javët e Biznesit Kosovar 2018”
AKB që nga dita e nesërme nis fushatën “Javët e Biznesit Kosovar 2018”, me moton “Unë konsumoj produkte vendore, po ju?
Sipas njoftimit, ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijes konsumuese me prodhimeve vendore “Made in Kosova”, e cila fillon nesër, me datën 23 nëntor, transmeton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar/a përfaqësues të mediave,
Në emër të Aleancës Kosovare të Bizneseve ( AKB) , ju ftojmë në konferencën për media që të merrni pjesë në hapjen e fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018” traditë 16 vjeçare me moto Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju? Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijes konsumuese me prodhime vendore Made in Kosova e cila fillon nesër, e premte me datë 23 Nëntor 2018 nga ora 13:00, në selin qendrore të AKB-ës me adrese Lagja Tophane,42 Lidhja e Prizrenit, Prishtinë.
Në konferencë do të prezantohen shumë biznese dhe produkte vendore si mundësi e zëvendesimit të prodhimeve serbe,pas vënies së taksës për import të Serbisë dhe Bosnjës.
Për më shumë lidhur me programin e aktiviteteve do të informoheni nesër gjatë konferencës për media