19:54 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bizneset mirëpresin vendimin e Qeverisë ndaj Serbisë: Do të rrisim prodhimtarinë

Aleanca Kosovare e Bizneseve e vlerëson vendimin e sotshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të MTI-së për vendosjes e taksës 10% si masë mbrojtëse për prodhuesit vendor dhe masë detyruese për respektimin e  marrëveshjeve te arritura në Bruksel por jo te respektuara nga Serbia.

AKB vazhdimisht ka bërë thirrje dhe rekomandime për të marrë vendime të guximshme por të domosdoshme për të mbrojtur prodhimin vendor  dhe tash kjo masë mbrojtëse do ta rrit prodhimtarinë vendore si asnjëherë më parë kurse kompanitë tregtare mund ti zëvendësojnë importet nga vendet tjera duke mos lënë  konsumatorët  të  ndjejnë mungesën e produkteve dhe as shtrenjtimin e tyre.

Institucionet vendore do të kenë presion ndërkombëtar për një vendim të tillë por Serbia asnjëherë nuk ka pasur presion ndërkombëtar  të duhur për të respektuar marrëveshjet në raport me Kosovën. /Indeksonline/