12:06 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Akili i mrekullueshëm, arrinë finalen e Abu Dhabit

Akil Gjakova e ka vazhduar për mrekulli turneun e tij në Grand Slamin në Abu Dhabi.

Xhuditsti nga Peja, i cili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë e ka arritur finalen e kësaj gare.

Kjo vjen pas fitores së tij të katërt me radhë në Abu Dhabi, transmeton IndeksOnline.

Akili ia arriti që me sukses ta mposhtë xhudistin nga Rusia, Mogushkov.

Në finale, Akili do të përballet me fituesin e takimit, Shavdatuashvili – Macias./IndeksOnline/