18:28 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hashim Thaçi uron xhudistin kosovar: Të lumtë Akil!

Sukseset e xhudistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare nuk po ka të ndalur.

Akil Gjakova sot ka arritur të shpallet kampion evropian në grupmoshën U-23.

Ai me Ippon arriti që në finale të mposhtë xhudistin nga Azerbajxhani, Elkhan Mammadov.

Për këtë sukses Akilin e ka uruar edhe Presidenti Hashim Thaçi.

“Edhe një xhudist kosovar kampion i ri evropian në U23. Të lumtë, Akil”! Ka shkruar Thaçi në Facebook.