11:54 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Akil Gjakova në gjysmëfinale, mësohet kundërshtari i tij i radhës

Xhudisti nga Peja, Akil Gjakova ka vazhduar të shkëlqejë në Abu Dhabi.

Akili është duke i zhvilluar duelet në kategorinë deri në 73 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Tani, Akili ka triumfuar në çerekfinale përballë uzbekistanezit, Turaev, transmeton IndeksOnline.

Kështu, tani Akili në gjysmëfinale do të përballet me rusin, Mogushkov.

Kjo ishte fitorja e tretë për ditën e sotme për AKil Gjakovën në këtë turne.

Përndryshe, sot, Akili synon medaljen e artë. Kjo ishte hera e parë që Kosova përmes klubit, Ippon nga Peja me Driton Kukën siguron 4 medalje nga një Grand Slam./IndeksOnline/