13:04 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

AKK nis monitorimin e çmimeve për kryerjen e testeve COVID në Klinikat Private

Nga dje, qytetarët e vendit tonë do të kenë mundësi ta kryejnë testin për COVID-19 edhe në Klinika Private.

37 laboratorë privatë gjithsej kështu kanë marrë licencë nga MSH të cilat do të kryejnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

Ndërsa, Valon Prestreshi, drejtor në Autoritetin e Konkurrencës, ka publikuar edhe disa dokumente, që është baza ligjore dhe metodoliogjike për Laboratorët Mjekësor të licencuar, transmeton Indeksonline.

I njëjti thotë se sot AKK ka nisur me monitorimin e çmimeve për kryerjen e testeve molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2 nga laboratorët e licensuar privat.