Akoma pa përfunduar pjesa e parë, Milani “bombardon” katër herë portën e Sassuolos
AC Milan po kalon në formë të jashtëzakonshme.
“Rossonerët” i kanë shënuar katër gola Sassuolos, dhe akoma as nuk ka përfunduar 45 minutëshi i parë i ndeshjes së vlefshme për 1/8 e finales së “Coppa Italia”, shkruan IndeksOnline.
Serinë e golave e hapi Chukwueze në minutën e 12-të, për të shënuar më pas Reijnders në minutën e 17-të.
Epërsia u trefishua përsëri nga Chukwueze në minutën e 21-të, ndërkaq nuk kishte se si të mungonte një gol nga Leao (‘23).
Fitorja ndaj Sassuolos, Milanit do t’i garantonte kalimin tutje në çerekfinale të këtij kompeticioni./IndeksOnline/