21:55 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Akordohet penalltia më skandaloze në Champions League

Manchester City po fiton me rezultat 2-0 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por goli i dytë i shënuar nga penalltia nga Gabriel Jesus ishte një huqje e madhe e gjyqtarit, shkruan Indeksonline.

Rahem Sterling goditi fushën pa e prekur askush ndërsa Kassai nuk hezitoi të tregoj topin te pika e bardhë.

Ky ishte një gabim i madh i gjyqtarit në një ndeshje të rëndësishme siç është kjo e Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/