Shpallet lojtari më i mirë i muajit në Premier League – dhe është befasi
Raheem Sterling e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit, nëntor, në Premier League.
24-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tri asistime në tri ndeshje të zhvilluara në kampionatin anglez gjatë këtij muaji.
Është vetëm hera e dytë që Sterling e fiton këtë çmim, teksa më parë e fitoi në gushtin e vitit, 2016, transmeton IndeksOnline.
⚽⚽⚽ goals, 3️⃣ assists. @sterling7 is the #PL POTM for November ? #PLAwards #FUT #FIFA19 @premierleague pic.twitter.com/rD3v4eDnSa
— EA SPORTS FIFA (@EASPORTSFIFA) December 12, 2018
Në këtë garë, Sterling mposhti bashkëlojtarët e tij, Leroy Sane dhe David Silva, si dhe Felipe Anderson, Lucas Digne, Andrew Robertson dhe Moussa Sissoko.
Ndërsa. çmimin për lojtarin e muajit në Championship, të golit më të mirë të muajit dhe trajnerit do të shpallen të premten.
Përndryshe, Manchester City i Sterling është i renditur në vendin e dytë në Premier League, një pikë larg vendit të parë, Liverpoolit./IndeksOnline/
