10:48 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

AKP shpall shitjen e asteteve të ndërmarrjeve përmes likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likurimidt nr.39.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 39 përmban 128 asete/njësi.

Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhje së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin qershor 2018, AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më datën 01 gushtë 2018, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.