15:27 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Akshom pazar”, biletat për Kosovë-Ishuj Faroe shkuan si hallva

Janë shitur pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova e zhvillon kundër Ishujve Faroe të hënën në “Fadil Vokrri”.

Mbi 11.000 bileta janë shitur për vetëm tri orë në pikat në Prishtinë dersia ato nuk kanë filluar të shiten në Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.

Në shitje kanë qenë 12677 bileta, që i bie se për pak orë janë shitur gati 90 për qind e biletave.

Megjithatë janë raportuar shkelje me raste, ku një person ka blerë deri në 50 bileta. /IndeksOnline/